Qeveria maqedonase, shqetësim për deklaratat e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2017-07-04

0 Views

01:54

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimet e kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati për rëndësinë e dygjuhësisë në Maqedoni dhe për platformën e partive shqiptare, kanë shqetësuar Shkupin zyrtar.Ministria e Jashtme thirri ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka për të dhënë shpjegime. Në një deklaratë të Ministrisë, theksohet se Shqipëria është përshirë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe kjo cenon marrëdhëniet dhe nxit retorikën ekstremiste. Etiketimi i maqedonasve si sllavo-maqedonas, është përçmues dhe diskriminues, thotë deklarata. Vetë ambasadori Reka nuk ka dhënë shpjegime për takimin.Ndërkaq, apelet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike në vend nuk ndalen. Pas presidentit të Këshillit Europian Tusk, presidentit Ivanov i është drejtuar një tjetër thirrje për zhbllokimin e situatës nga ambasadori amerikan dhe shefi i zyrës së NATO-s në Shkup. Ata kanë kërkuar krijimin e shpejtë të qeverisë së re dhe shmangien e retorikës nacionaliste, që cenon raportet ndëretnike.?Ka pasur zgjedhje te besueshme, shumica është formuar dhe nuk është në përputhje me kushtetutën që të mos lejohet formimi i qeverisë. Bllokimi i ngritjes së institucioneve do të ketë pasoja mbi vendin dhe qytetarët.?Deri tani nuk ka shenja tërheqjeje të Ivanov dhe VMRO vijon me skenarin e bllokimit të zgjedhjes së kreut të parlamentit, përmes fjalimeve të gjata. LSDM ka paralajmëruar zhbllokimin e shpejtë të kuvendit, por pa sqaruar se cilat janë hapat që do të ndërmarrë.

Trending Videos - 29 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 29, 2024