Ora News – Blushi paralajmëron shkrirjen e qeverisë: Në fund të javës mbetet gjysma

By : Ora News Lajme

Published On: 2017-07-05

0 Views

01:23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i partisë ?LIBRA? Ben Blushi nga Durrësi nuk ka nguruar që të sulmojë dy partitë më të mëdha PS dhe PD. Ai është shprehur se populli shqiptar është grabitur dhe shkatërruar.
Sipas tij, LIBRA ka program për të dalë nga kjo amulli. Lidhur me krizën politike, ai tha se kur ka kriza në Francë burrat ulen, pse këta nuk ulen për ta zgjidhur krizën.
Blushi: ?Sot nuk ka negociata për të zgjidhur krizën. Presidenti, njeriu që mund të ndërhynte për të pasur një tryezë, nuk thërret asnjë tryezë. I kanë ngelur dhe dy muaj në punë. Si ka mundësi nuk thërret partitë politike në tryezë për të hapur negociatat. Nuk e bën se është i njërës palë. Qeveria nuk hap dialog, parlamenti nuk hap dialog dhe sot jemi në një pikë ku të gjitha institucionet themelore të Republikës së Shqipërisë po bllokohen ose janë të bllokuara?.
Blushi tha se duhet të mbahen me patjetër zgjedhjet parlamentare dhe të gjendet një dialog për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik.
Gjatë fjalës së tij, Blushi kërkoi të ketë ndryshim në mënyrën sesi numërohen votat.
Blushi: ?Kërkojmë të ketë zgjedhje, kërkojmë të ketë dialog për të pasur zgjedhje. Kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën sesi zgjedhin shqiptarët, kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën si numërohen votat, të harxhohen më pak para për të blerë votën, kërkojmë më shumë mbikqyrje të rolit të policisë në zgjedhje, të mos jetë palë me një parti por me popullin. Kërkojmë të mos ketë deputetë kriminelë dhe banditë. Kaq pak duhet për të pasur një vend normal?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-paralajmeron-shkrirjen-e-qeverise-ne-fund-te-javes-mbetet-gjysma/

Trending Videos - 15 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 15, 2024