Report TV - Gjendet i vrarë 35-vjecari, vjet tentoi të vrasë në Kuç të Vlorës

By : Report TV

Published On: 2017-07-05

3 Views

01:10

VLORË-Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në një përrua në fshatin Kuç të Himarës.

Nga këqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit Dashamir Zeneli, banues në fshatin Kuç.

Sipas policisë nga këqyrja e trupit është bërë e ditur se ai është vrarë me armë zjarri.

Ishte një bari i zonës ai që njoftoi policinë mbi gjetjen e trupit ndërsa nuk dihet ende se kur ka ndodhur vrasja.

Dashamir Zeneli vjet tentoi te vrase baskhefshatarin
Por 35-vjecari Dashamir Zeneli ka qenë nje personazh i njohur për Policinë e Vlorës.

Vitin e kaluar ai tentoi të vrasë një bashkëfshatar. Më 17.10.2016, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, Zeneli është konfliktuar në një lokal në fshatin Kuç të Vlorës me 44-vjeçarin V.L, banues në të njëjtin fshat.

Ai ka tentuar ti drejtojë armën e zjarrit, një automatik model 56, me dy fishek në krehër, për një zënkë të çastit.

Trending Videos - 2 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 2, 2024