Ora News – Kukës, frikë nga shembja e pallatit, 12 familje të rrezikuara

By : Ora News Lajme

Published On: 2017-07-06

0 Views

01:30

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e pallatit 14 në lagjen nr.1 të Kukësit, po jetojnë me frikën e shembjes së godinës katër katëshe, ku më të rrezikuar janë 12 familje. I ndërtuar mbi 40 vite më parë, amortizimi i godinës vihet re në shumë pjesë të saj.
Kabllot elektrike, të cilët në ajër duken si rrjeta merimangash, janë problemi i rradhës për banorët. Pikërisht për këto arsye, familjarët ngrenë alarmin se situata është kritike. Apeli i tyre është për ndërhyrje urgjente.
Banori i pallatit: ?Është duke rënë i gjithë savatimi dhe pallati është amortizuar komplet sepse ka shumë vite. Fëmijët që luajnë gjithë ditën këtu i kanë rënë savatimet në kokë. Edhe kabulli i korrentit nëpër dritare është i zhveshur.?
Ndërsa një tjetër banor është shprehur: ?Lagështia vjen nga depozitat sipër, pasi i gjithë uji bie në tokë dhe ka prishur savatimet. Dhe nuk kemi mundësi ta rregullojmë vetë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/frike-nga-shembja-e-pallatit-12-familje-te-rrezikuara/

Trending Videos - 30 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 30, 2024