Zjarri rrezikon Bërdicën, betejë me flakët gjatë gjithë natës - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2017-07-14

0 Views

01:42

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe Shkodra nuk i ka shpëtuar përballjes me flakët e zjarrit, që në pak minuta shkrumbuan 10 hektarë me shkurre. Zjarri ra në fshatin Mali Hebe në një kodër dhe i favorizuar nga era ka vijuar në drejtim të fshatit Bërdicë e Madhe. Si pasojë e flakëve u rrezikuan edhe banesat aty pranë.Zjarrfikëset janë shpërndarë në disa anë për të siguruar që flakët të mos i afrohen banesave dhe qytetarët të jenë të sigurt. Zjarri ka vijuar gjate gjithë natës deri në orët e mëngjesit, por zjarrfikëset e kanë vunë nën kontroll. Situatën e ka ndjekur nga afër edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.Ndërkohë emergjencat civile bëjnë me dije se në 24 orë orët e fundit në të gjithë vendin kanë qenë aktive 10 vatra zjarri, kryesisht në qarkun e Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Korçës.

Trending Videos - 19 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 19, 2024