Report TV - Sarandë, shpërthejnë ujrat e zeza, largohen pushuesit nga plazhi

By : Report TV

Published On: 2017-08-14

0 Views

04:31

Shpërthejnë ujrat e zeza, në zonën më të frekuentuar të Sarandës, pranë Hotel Butrintit, si pasojë e një tubacioni të çarë.

Si rezultat gjithë ujrat e zeza kanë përfunduar në det duke bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit.

Ende në vendngjarje nuk kanë shkuar shërbimet e higjenës për të verifikuar apo ndërhyrë.

Menjëherë pas shpërthimit të ujrave të zeza kanë filluar punimet për gjetjen dhe zëvendësimin e tubacionit të çarë.

Vlen për tu theksuar fakti që vetëm pak muaj më parë në Sarandë përfundoi një investim disa milionë euro për rrjetin e kanalizimeve.

Shpërthimi i ujrave të zeza ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugën Sarandë- Ksamil, duke devijuar qarkullimin për kalim nga Çuka.

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024