Ora News – Vdes foshnja 2 ditëshe, procedim penal mjekut pediatër

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-03-07

0 Views

01:04

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Pogradecit ka nisur proçedimin në gjendje të lirë për një mjek pediatër, për mjekim të pakujdesshëm. Akuza është ngritur nga prindërit e një foshnje 2 ditëshe që ndërroi jetë 1 ditë më parë në spitalin pediatrik.

Një mjek pediatër po hetohet në gjendje të lirë pas vdekjes së një të porsalinduri në Maternitetin e Pogradecit.

Babai i foshnjës vetëm dyditëshe nga fshati Buzaishte e Pogradecit akuzon pediatrin e spitalit të Pogradecit për mjekim të pakujdesshëm dhe e ka denoncuar atë në polici.

Pas nisjes së procedimit penal ndaj pediatrit, Shefi i Pavionit të Shtëpisë së Foshnjës në maternitet thotë se foshnja lindi i shëndetshëm, por orët në vijim shfaqi infeksion të rëndë, duke theksuar se personeli mjekësor mori masat e duhura.

Ilir Gusho: Fëmija lindi me operacion, kaloi 24 orët e para normal, pa asnjë problem. Pas 48 orësh i filluan disa puçra në duar, u ndoq nga mjeku për këtë infeksion të lëkurës. Në darkë, në orën 7 bëri një cianozë, një nxirje të menjëhershme. Menjëherë e nisëm për Tiranë. Rreth orës 8 u nis për Tiranë dhe në orën 8:15 fëmija gjatë rrugës nuk mbijetoi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vdes-foshnja-2-diteshe-procedim-penal-mjekut/

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024