Report TV - Basha: Pakti i 18 majit ka vdekur 'Zgjedhorja' ose kryengritje

By : Report TV

Published On: 2018-05-02

1 Views

02:41

Rama nuk bëri kurrë një bilanc dhe nuk dha kurrë llogari. Nëse zgjedhjet do të ishin të lira, ti nuk do të ishe ulur sot aty. Sot është ora të bëjmë bilancin e munguar. 4 vite asnjë zhvillim në fushën e integrimit, por qeveria ka bërë hapa pas, pasi po konsiderohet kthimi i vizave.

Rama nuk solli asnjë investim të huaj. Rama vuri prioritet promovimin e pikturave në botë. Rama mori 2.5 mld dollarë borxh, pa llogaritur koncesionet, 3 mld dollarë në 4 vite dhe krijoi borxhe të reja. Qeveria ka sot borxhe 300 mln euro ndaj biznesit.

Rama marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë i ka kthyer si në kohën e komunizmit. Me Greqinë nuk ka pasur as këmbime vizitash, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, të cilat përvec batutave nuk kanë sjellë asnjë efekt. Rama e mbushi vendin me drogë dhe kriminelë dhe kjo nuk mbulohet më. PD do të jetë opozita ballore pa kompromis kundër kësaj shumice ilegjitime.

Ne do të lutojmë për t?ua rikthyer pushtetin atyre. Kjo shumicë fiktive, përpiqet që të lahet nga të gjitha këto. Ne do të luftojmë të vendosur. Beteja për zgjedhjet e lira është më jetike për vendin. Ky parlament nuk është shprehja e fitores së kësaj beteje.

Ky parlament nuk shpreh vullnetin e qytetarëve. Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishte vota e lirë, ndaj edhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votës e vranë marrëveshjes.

E vetmja gjë që arriti 18 maji është që 450 mijë shqiptarë përfaqësohen nga PD. I vetmi sukses i 18 majit, është që ti nuk arrite të emërosh opozitën që ti doje. 9 shtatori e varrosi marrëveshjen me zgjedhjen e Rucit, që i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të krimit, por edhe trafikimi i dy votave.

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024