Ora News - Fondi për ish-pronarët, MFE: 200 milion lekë më shumë për vitin e ardhshëm

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-04

1 Views

01:14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për vitin 2018 qeveria ka parashikuar 200 milion lekë më shumë për kompensimin e ish-pronarëve.
Në projekt buxhetin e vitit 2018 në zërin për vlerën e kompensim të ish-pronarëve parashikohen 4 miliard lekë nga 3.8 që ishte këtë vit.
Ndërkohë ky fond parashikohet me rritje më të ndjeshme për vitet në vijim pasi skema e kompensimit të pronave me ligjin në fuqi parashikon rritje progresive të buxhetit deri në vitin 2028 vit kur pritet të përfundojë procesi i kompensimit.
Në këtë mënyrë në bazë të treguesve të buxhetit për vitin 2019 parashikohet që për kompensimin e pronarëve të përdoren 5 miliard lekë dhe 5.5 miliard në 2020.
Në bazë të ligjit të ri qeveria shqiptare parashikon që të përmbyllë procesin e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve brenda 10 viteve.
Në bazë të këtij ligji ish-pronarët do të kompensohen për tokat në bazë të vlerës që ato kanë pasur në momentin e shpronësimit.
Ndërkohë për sa i përket ish-të përndjekurve qeveria parashikon që edhe për vitin 2018 të shpenzohet i njëjti fondt. Sipas zërit të shpenzimeve në buxhet edhe për 2018 parashikohen 2 miliard lekë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/fondi-per-ish-pronaret-mfe-200-milion-leke-me-shume-per-vitin-e-ardhshem/

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024