Ora News - Kuvendi refuzoi arrestimin e Tahirit, Kryemadhi: Punë të mbarë bandave!

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-04

0 Views

04:36

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas votimit ku mazhoranca refuzoi arrestimin e deputetit Saimir Tahiri tha se me këtë vendim që mori sot Kuvendi i hapet rrugë bandave dhe krimit. Ndërsa theksoi se qeveria është e kapur nga krimi
Kryemadhi: Mendova sot se mes dashurisë për Shqipërinë dhe dashurisë mes krimit mazhoranca do të zgjidhte dashurinë e Shqipërisë, por mesa duket vesi është i i fortë se dashuria dhe e mund atë.
Kam votuar pro kërkesës së Prokurorisë për një bindje, kam votuar për Kejdi Mehmetajn, Florida Kërpacin, për Rudina Hajdarin për të gjithë ata të rinj dhe të rejat që presin diçka dhe besojnë tek vendi i tyre, e duan atë dhe duan ti shërbejnë atij.
Sot mazhoranca humb një shans ku të tregonte hapur që është e sinqertë në luftën e saj ndaj krimit, drogës, por votimi tregoi se krimi ka kapur mazhorancën.
Vërtetoi fjalët e Habilajve se 74 mandatë të PS janë mandate të blera me paratë e drogës, krimit.
Ju sot treguat që nuk shkëputeni dot nga krimi dhe me votën tuaj ju doni ti jepni shans krimit, drogës.
Treguat që nuk doni të dalë e vërteta në shesh, treguat që jeni peng i krimit dhe trafikut të drogës.
Ky veprim i sotëm tregoi që mazhoranca nuk do që të realziojë reformën në drejtësi. Tregoi që neveritjen që kishte ndaj shqipetarëve e përdori me hipokrizi për ta kapur sistemin e drejtësisë dhe për ta kthyer në një vegël të krimit.
Sot ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti themi punë të mbarë të gjitha bandave, që vetëm në 2017 në brigjet e Italisë janë kanë 13 ton drogë, në detin mes Shqipërisë dhe Italisë janë kapur 23 ton drogë, në Greqi 11 ton drogë, dhe sa e sa avionë janë ulur dhe ngritur në pistat e vogla.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kuvendi-refuzoi-arrestimin-e-tahirit-kryemadhi-pune-te-mbare-bandave/

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024