Report TV - Milot,tregu i gjësë së gjallë në kushte skandaloze,Bashkia projekt në sirtar

By : Report TV

Published On: 2018-05-08

2 Views

01:16

MILOT- Tregu i gjësë së gjallë në Milot të Kurbinit vijon të mbetet një problem shqetësues, pasi nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar. Tregtimi i produkteve me bazë shtazore bëhet në kushte skandaloze mes pluhurit dhe pa certfikatë veterinare, duke u shndërruar në rrezik serioz për shëndetin e kosumatoreve.

Ndonëse prej vitesh është ngritur një task force nga prefektura e Lezhës për mbylljen e këtij tregu, aksionet e ndërmarra kanë dështuar. Fermerë që vinë çdo të diele nga zona veriore e vendit vijojnë të sfidojnë autoritetet përgjegjëse. Konsumatoret thonë se produktet në këtë treg janë të pasigurta, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për ndryshimin e situatës.
?Ushqimi në mes të pluhurit. Këtu është skandal, nuk ka siguri. Duhet të jetë një treg i rregullt?, thonë banorët.

Edhe gjatë dy të dielave të fundit është tentuar mbyllja e tregut nga task forca, por ka qenë e pamundur. Në këto kushte zgjidhja e problemit do të ishte ndërtimi i një tregu të ri projekti i cilit është bërë prej kohesh nga Bashkia Kurbin, por realizimi ende është shumë i largët.

Trending Videos - 14 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 14, 2024