Përmbytjet në autostradë, Rama: Jo për shkak të palmave. Përgjegjës ata që kanë ndërtuar pa leje

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-09

0 Views

01:26

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i është të gjithë kritikëve që kanë deklaruar se përmbytjet në autostradë kanë ardhur si pasojë e palmave. Gjatë fjalës së tij në Komitetin e Emergjencave, Rama tha se përgjegjës kryesore janë ata që kanë ndërtuar pa leje dhe për këtë do ti shkohet deri në fund me përgjegjësi penale dhe civile.


Rama: Së pari të gjithë e mbajmë mend 2015 ku reshjet ishin po kaq, por më pak se kaq dhe na kujtohen pamjet dramatike të 24 orëve më parë, që nga përmbytja e zemrave të qyteteve si Vlora, Fieri, Durrësi apo edhe lumi i Tiranës. Me më shumë reshja sesa 2015 këto deri tani nuk kanë ndodhur. Uroj që edhe dëmet e shkaktuara në zonën më të thellë të bashkive të reja të mos përsëriten por të jenë më të pakta.

Është bërë një punë kolosale për të pastruar kanale, për të hapur rrugë. Është bërë punë jetike duke investuar në hidrovore. Përsëris ndjesën për mirëkuptim që bëri ministri i Energjisë për mungesën e Energjisë si rezultat i fikjes për të siguruar jetën.

Shpresojmë që situata të mos zgjashë përtej parashikimit. Po ashtu një rol pozitiv kanë luajtur edhe pastrimet e bëra gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit.

Kemi pasur një pikë kritike në autostradë, pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë. Falenderoj kryetarin e PD për mirëkuptimin që tregoi ditën e djeshme për të ndërprerë punimet e Kuvendit.

Nuk kanë munguar zërat e ekspertëve të cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është një gënjeshtër cinike.

Ajo përmbytje aty ka disa shkaqe të tjera që mbështes ministrin e Brendshëm, do ti shkojmë deri në fund përgjegjësive penale, civile.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytjet-mblidhet-komiteti-i-emergjencave-civile

Trending Videos - 4 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 4, 2024