Ora News - PD i kërkon Ramës: Ndërprit procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-09

0 Views

02:00

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike i kërkon maxhorancës të ndërpresë menjëherë procedurën që ka nisur për emërimin e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit PD deklaron se deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është pamundur zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm.

" Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin."

PD thotë se duhet të merret vlerësimi/opinioni i Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor. Gjithashtu ?Çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë?.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/mandati-i-kryeprokurorit-pd-i-pergjigjet-fteses-se-rames

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024