Report TV - Aeroporti i Vlorës, Hyseni: Bileta me çmime më të lira dhe komode

By : Report TV

Published On: 2018-05-11

1 Views

12:26

Deputeti i PS, Alket Hyseni u shpreh në Report Tv se aeroporti i Vlorës parashikohet që të ndërtohet brenda këtij mandati qeverisës, ndërsa investimi do të çlirojë shqiptarët nga biletat e shtrenjta që janë aktualisht nga Rinasi. Hyseni falënderoi edhe deputetin e PD që është zgjedhur në Vlorë, Shehaj që votoi pro projektit, ndryshe nga deputetët e tjerë të opozitës.
?Po bëhen hapa të kujdesshëm, kontrata do të kalojë dy herë në parlament. Që të mos katandisemi pas disa vitesh, projekti do të jetë në përputhje me interesat e vendit. Investimi do të jetë 100 mln euro, 1 mijë vende pune. Impakti në punësim do të jetë shumë i madh, do u mundësojë shqiptarëve bileta me çmime më të lira.

Çmimet nga Rinasi janë më të shtrenjtat në Europë nga taksat aeroportuale, kjo ndryshon, pasi aeroporti i ri do të jetë më i madh dhe kapacitete më të mëdha. Të tre kompaninë janë serioze dhe të fuqishme, është koncorsiumi më i madh që mund të ketë ardhur në Shqipëri. Kontrata do të jetë me leverdi për Shqipërinë, do të shtohen fluturimet dhe cilësia. Brenda një ore Vlora do të jetë shumë më afër Tiranës me rrugët që po bëhen.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024