Report TV siguron pamjet nga grabitja në një market në Kamëz

By : Report TV

Published On: 2018-05-12

1 Views

01:33

Grabitjet me maska të ditëve të fundit kanë dominuar kronikën e zezë. Pas Lezhës, Fushë Krujës dhe Korçës, grabitësit bastisin edhe një biznes në Kamëz.

Report Tv ka siguruar videon e momentit të grabitjes së një dyqani në zonën e Kamzës, në pronësi të E.N, 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Katër persona të maskuar dhe me leva në duar marrin xhiron ditore të marketit.

Siç duket në pamjet e siguruara nga Report Tv, grabitja e kryer në orët e para të mëngjesit të tre ditëve më parë, zgjat më pak se dy minuta. Fillimisht në dyqan futen dy grabitës me maska dhe sende të forta në duar, të cilët thyejnë portën e xhamit. Ndërsa brenda pak sekondave aty mbërrijnë me një automjet tip "Benz" edhe dy grabitës të tjerë.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024