Mbillen ullinj te Liqeni Artificial - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2018-05-12

1 Views

01:14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parkut të Liqenit Artificial dhe atij të Farkës u janë shtuar edhe 150 rrënjë ullinj. Aksionit të Bashkisë së Tiranës iu bashkuan edhe nxënësit e një kolegji greko-shqiptar ne Tirane, por edhe ambasadorja Eleni Sourani.



?Jam shumë i lumtur që, teksa i afrohemi finishit të qëllimit tonë për 100 mijë pemë, miqtë tanë nga ambasada greke dhe stafi i tyre na kanë dhuruar 150 ullinj cilësorë nga Greqia. Një pjesë e tyre do të jenë këtu në Parkun e Liqenit, pjesa tjetër në parkun e Farkës.?



Veliaj apeloi që nisma e Ambasadës Greke në Tiranë të ndiqet edhe nga përfaqësues të tjerë te trupit diplomatik.



?Janë ndër të parët që i janë bashkuar kësaj nisme dhe besoj që në shembullin e tyre edhe ambasadat e tjera do na ndihmojnë. Kështu, do kenë mundësinë të thonë se kur shërbeva në Shqipëri, mbolla pemët e mia dhe u bëra pjesë e revolucionit të gjelbër të Tiranës.?



Nesër është afati i fundit qe bashkia ka vendosur si objektiv per mbjelljen e 100 mije pemëve.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024