Turizmi, Rama: Gjoba per bizneset qe derdhin ujerat e zeza ne det

By : RTV KLAN

Published On: 2018-05-12

0 Views

01:34

Qeveria thotë se këtë vit e ka marrë me më shumë seriozitet përgatitjen për nisjen e sezonit turistik. Një nga masat për ta përballuar me sukses këtë sfidë është dhe ndëshkimi i të gjitha bizneseve që nga data 1 Qershor do të vazhdojnë t?i derdhin ujërat e zeza në det.

Paralajmërimi vjen nga Kryeministri dhe Ministri i Turizmit, në Panairin Mesdhetar të Turizmit, që është çelur në Tiranë dhe ku marrin pjesë operator turistik nga i gjithë rajoni i Mesdheut.

Një tjetër masë, po në funksion të mbarëvajtjes se sezonit turistik është dhe ndalimi i muzikës së lartë nga lokalet dhe restorantet gjatë sezonit turistik.

Qeveria synon që sezonin turistik mos ta shtrijë vetëm në 3 muajt e verës, ndaj vëmendja është përqendruar dhe te turizmi malor përmes projektit për investime në Agro-Turizëm.

Sipas shifrave të Ministrisë së Turizmit vetëm në 3 muaj e parë të këtij viti janë 65 mijë turistë më shumë se viti i kaluar, ndërsa në një vit, shifrat qeveritare flasin për një rritje prej 12.5 % të turizmit.

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024