Report TV - Berat, drejt degradimit shtëpitë muzeale, asnjë investim nga shteti

By : Report TV

Published On: 2018-05-14

1 Views

06:46

Shtëpitë muze në qytetin e Beratit rrezikojnë të shemben, dhe nuk merret asnjë masë nga shteti për ndihmë, banesat janë të pabanueshme dhe rrezikojnë nga momenti në moment të shkatërrohen totalisht. Berati është zonë e mbrojtur nga UNESCO për vlerat arkitekturore, por përpos kësaj nuk është ndërmarrë asnjë masë për restaurimin e shtëpive muzale. Shumë shtëpi rrezikojnë të zhduken nga harta e UNESCO-s nëse degradimi vijon dhe institucionet nuk ndërhyjnë për t'i riparuar.

Në lagjen ?Goricë? janë gati 40 shtëpi janë në gjendje për të rënë, shumica prej tyre janë të pabanueshme. Banorët kanë dalë në shtëpi me qera pasi jetesa në shtëpitë e tyre është e pamundur pasi shembja rrezikon edhe jetën e tyre. Drejtoria e Monumenteve të Kulturës nuk ka thënë që nuk ka fonde për kujdesen ndaj shtëpive muze.

Trending Videos - 19 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 19, 2024