Rritet kufiri për biznesin e vogël - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2018-05-14

0 Views

02:52

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pritet të ndërmarrë një nisëm të re në drejtim të biznesit të vogël, duke rritur kufirin e xhiros që ndan të voglin nga i madhi.
Kjo do të thotë që sot, një biznes me xhiro nga 5 deri  në 8 milion lekë paguan tatimin mbi fitimi në masën 5 %. Ndërsa me nismën e re, këtë nivel tatimi do ta paguajnë ata që do të bëjnë xhiro nga 5 deri në 12 ose 14 milion lekë në vit.Masa e re pritet ti japë një frymëmarrje më shumë kësaj kategorie tregtarësh, të cilët për të mos kaluar në biznes të madh me taksa më të larta, përpiqen të fshehin xhiron vjetore.Këtë nisëm kreu i qeverisë e prezantoi gjatë një takimi me biznese të vogla, por zyrtarizimi i saj pritet të finalizohet në muajin në vijim. Por çdo të thotë ky ndryshim kufiri dhe cila është diferenca?Kreu i shoqatës së biznesit të vogël kërkoi më shumë vëmendje ndaj politikave fiskale të kësaj kategorie, që sipas tyre, ka fitim minimal.Kjo masë e qeverisë vjen në një moment kur debati për vendosjen e TVSH tek bizneset me xhiro deri në 2 mln lekë ka sjellë edhe protesta në Tirane e në disa rrethe.

Trending Videos - 23 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 23, 2024