Ora News - Tiranë, burrë e grua kërcënojnë se do hidhen nga vinçi

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-14

2 Views

01:31

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një çift bashkëshortësh kanë kërcënuar se do hidhen nga vinçi. Mësohet se çifti ka hipur në një vinç rreth orës 21:00, pranë zonës në ish-kompleksin Dinamo në kryeqytet.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje duke negociuar që çifti të zbresë nga vinçi.

Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen. Mësohet se edhe më parë i njëjti çift ishin ngjitur në vinç në tetor të vitit 2017, duke kërcënuar për t'u hedhur

Njoftimi i Policisë

Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e ?Kosovarëve?, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.

Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.

Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-burre-e-grua-kercenojne-se-do-hidhen-nga-vinci

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024