Ora News - Përmbytjet bllokuan njërin krah të autostradës Lushnje-Rrogozhinë

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-16

0 Views

01:37

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njëri sens i autostradës Lushnje-Rrogozhinë ishte bllokuar paraditen e së mërkurës për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut të një natë më parë.

Punonjës dhe mjete kishin dalë për pastrimit e inerteve të depozituara në trafikndarëse për të shmangur çdo mundësi aksidentesh.

E pezulluar është edhe linja hekurudhore Lushnje ? Vlorë pasi në disa zona ka rrëshqitje dherash.

Në Zhamë, ujërat e bardha janë bashkuar me ato të zeza, fenomen që banorët thonë se ndodh sa herë që regjistrohen reshje shiut.

Përgjatë autostradës, shtëpi e biznese kishin prezencë uji mbrëmjen e së martës, ndërsa një ditë më pas po evidentonin dëmet. Nën ujë janë edhe disa dhjetra hektarë tokë.

Reshjet intesive rikthyen përmbutjet edhe në Krujë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/permbytjet-bllokuan-njerin-krah-te-autostrades-lushnje-rrogozhine

Trending Videos - 5 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 5, 2024