Ora News - Shkuan me celularë në provimin e Matematikës, u digjet testi 11 maturantëve

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-06-14

0 Views

00:47

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, vlerëson se gjatë provimit të Maturës të zhvilluar një ditë më parë, ka rezultuar se 11 maturantë kanë qenë të pajisur me aparate telefoni celular. Pas kësaj shkeljeje, Komiteti i Maturës Shtetërore ka vendosur përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit për 11 nxënësit maturantë që u konstatuan me aparate celularë në mjediset e provimeve.

Nxënësit e kapur me celularë:

DAR Gjirokastër: 1 nxënës.

DAR Kukës: 6 nxënës.

DAR Tiranë: 2 nxënës.

ZA Kurbin: 2 nxënës.

Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit ?Said Najdeni?, Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër.

Për pasojë, ky Komitet ka vendosur t'i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkuan-me-celulare-ne-provimin-e-matematikes-u-digjet-testi-11-maturanteve

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024