Historia e të moshuarve korçar: Vajza dhe dhëndri na morën lekët dhe na nxorën nga shtëpia

By : Report TV

Published On: 2018-06-29

2 Views

01:23

Hedhja në rrugë e dy të moshuarve nga fëmijët e tyre ka sjellë reagimin e qytetarëve të ndryshëm. 82-vjeçari Fadil Mane tregon mes lotësh historinë e dhimbshme të jetës së tij.

Prej rreth 2 javësh, dy të moshuarit jetojnë në qiell të hapur, me lëmoshat e qytetarëve duke u strehuar në hotelin më të lirë që ndodhet në qytet. I moshuari tregon situatën e vështirë në të cilën ndodhet, duke u shprehur se janë në një gjendje shumë të vështirë.

82-vjeçari ndihet i kërcënuar dhe i frikësuar për jetën e tij dhe të bashkëshortes, e cila prej kohësh është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai thekson se shpresa e vetme është te mediat dhe apelon për ndihmë urgjente nëpërmjet tyre.

Shumë qytetarë i janë bashkuar nismës për të ndihmuar të moshuarit. Ndërkohë që pas publikimit të historisë së dhimbshme të çiftit pritet ndërhyrja e instancave përkatëse për t?i strehuar ata në një banesë.

Ndërkohës, sot Ministria e Shëndetësia ka sistemuar çiftin e moshuar në qendrën Polivalente në Poliçan, ndërsa sqaron se po kryhen procedurat për plotësimin e dokumentacionit për vendosjen përfundimtare në institucionet publike rezidenciale të dy të moshuarve.

Trending Videos - 9 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 9, 2024