Report Tv - Flet vjehrri i agresorit: Policia terror dhe dhunë, Gjini nuk ka vjedhur

By : Report TV

Published On: 2018-07-19

1 Views

01:25

Pas ngjarjes në Radhimë ka folur për Report Tv, vjehrri i Gaqo Gjinit, i cili u plagos në këmbë dhe dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai akuzon policinë se terrorizoi familjen dhe u fut me dhunë, ndërsa mohon akuzat ndaj dhëndrit.

Djali ka qenë në shtëpi dhe nuk ka plagosur dhe as nuk ka vjedhur. Ai ka pasur një konflikt me policinë për grabitjen e një automjeti. Akuzat për grabitjen e një banke janë rrëzuar. Po të kishte grabitur ai do të kishte gradaçela. Më lajmëruan dhe tani erdha. Vajza më tha se kanë bërë terror, ishin edhe dy fëmijët e mitur aty. Policia është futur me dhunë. Ai nuk ka qenë asnjëherë i fshehur, në shtëpi ka qenë gjithmonë.

Vjehrri i Gaqo Gjinit

Trending Videos - 5 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 5, 2024