Ora News - U hodh nga ballkoni, vdes bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-08-02

1 Views

03:45

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 37 vjeçare është hedhur nga ballkoni i pallatit duke gjetur vdekjen mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 13: 16 minuta në Tiranë dhe burimet e Ora News saktësojnë se viktima Enkelejda Hallunaj, është bashkëshortja e gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

Informacioni paraprak i policisë së Tiranës, nuk jep shumë detaje për 37 vjeçaren e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

"Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes" njoftoi policia

Dritan Hallunaj (ne foto) u rikonfirmua dje në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. PD kundërshtoi rikonfirmimin në detyrë të këtij gjyqtari.

Ata ishin prindër të dy fëmijëve. Ngjarja u ndodhi pranë minibashkisë nr 5.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-bashkeshortja-e-gjyqtarit-dritan-hallunaj-vdes-duke-u-hedhur-nga-ballkoni

Trending Videos - 19 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 19, 2024