Report Tv-Tentoi të kalonte me 22 mijë euro të fshehura, grekët ndalojnë dhe gjobisin shqiptarin

By : Report TV

Published On: 2018-08-24

0 Views

00:50

Një shqiptar është ndaluar nga policia greke në doganën e Kakavijës, pasi po tentonte që të futej me 21.900 euro te padeklaruara.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u ndalua pas kontrollit nga doganierët grekë. Burime për Shqiptarja.com pohojnë se shqiptari u la i lirë pasi u gjobit me 25% të shumë së kapur.

Ndërkohë që theksojmë se ky është rasti i dytë brenda pak ditëve i ndalimit në kufi të personave që tentojnë të kalojnë me shuma të pa deklaruara. Në doganën e Kakavijës në dy javët e fundit janë bllokuar nga policia 116.000 euro.

Trending Videos - 2 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 2, 2024