Report Tv-Krimi në Shkodër, Bushati për 'Report Tv': Policia ka zbardhur 4 nga 6 vrasjet e ndodhura

By : Report TV

Published On: 2018-09-05

14 Views

05:16

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, i ftuar në ?Report Tv? ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend. Ndër to, Bushati ka deklaruar se Policia e Shtetit ka bërë të mundur zbardhjen e 4 prej 6 vrasjeve të ndodhura në Shkodër, por pa dhënë më shumë detaje se për cilat prej vrasjeve bëhej fjalë.

4 nga 6 vrasjet e ndodhura janë zbardhur dhe po punohet dy të tjerat. Policia e Shtetit nuk është as e PD-së, as e PS-së. I vetmi vend kur duhet të diskutohet për këto çështje është në parlament. Sa i përket zbardhjes së ngjarjeve, ministri foli dje në Kuvend dhe nëse doni më shumë detaje ftojeni. Unë nuk jam ministër i Rendit.

Ervin Bushati, deputet i PS-së
Deri më tani në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, më e fundit është ajo e është Arjan Ferracakut, 31 vjeç. Biznesmeni i njohur u gjet i ekzekutuar në Livadhe, në periferi të qytetit. Nga muaji qershor deri sot në Shkodër janë regjistruar 6 viktima dhe dy persona të zhdukur. Bëhet fjalë për Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj, dajë e nip, të zhdukur prej 23 gushtit.

Skeda e vrasjeve në Shkodër: Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja; në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci; në 10 gusht u vra Fatbardh Lici; në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa; në 27 gusht u vra Prendush Fusha dhe në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku.

Deri më tani policia nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë zyrtare mbi hetimet që po bëhen në Shkodër për vrasjet dhe për autorët e tyre. I vetmi autor i kapur është Alfred Pëllumbi, i cili vrau me thikë pas një konfliti pronësie 54-vjeçarin Prendush Fushaj.

INTERVISTA E PLOTË:

Dje nisëm sesionin e ri parlamentar, në fakt zgjedhja e opozitës nuk më surprizon por ajo duhet të bëjë punën që paguhet. Nuk më duket normale një opozitë që çdo gjë e sheh si fundin e botës. Ata paguhen për të qënë në Kuvend. Kjo e ka ulur përgjegjshërinë e tyre nga qytetarët shqiptarë. I kemi bërë ftesë në çdo proces, made në disa janë edhe bashkëdrejtues. Të mos dramatizojnë çdo gjë që ndodh në sferën politike. Të mos sillemi si adoleshent.

Opozita nuk shkoi pa qëllim në Shkodër, sa shqetësuese është për ju situata në vend?

Dihet që gushti është muaji më i nxehtë përsa i përket këtyre ngjarjeve. Nëse opozita do të ishte aq e shqetësuar, mund të ishte paraqitur në parlament dhe të kishte pyetur ministrin e Brendshëm. 4 nga 6 vrasjet e ndodhura janë zbardhur dhe po punohet dy të tjerat. Policia e Shtetit nuk është as e PD-së, as e PS-së. I vetmi vend kur duhet të diskutohet për këto çëshjte është në parlament. Sa i përket zbardhjes së ngjarjeve, ministri foli dje në Kuvend dhe nëse doni më shumë detaje ftojeni. Unë nuk jam ministër i Rendit.

Ministri i Financave foli sot për rritjen e pagës mesatare në shtet, si e komentoni ju këtë gjë?

Ahmetaj foli për buxhetin e vitit 2019 dhe se si po shkon. Në Komision patëm një diskutim për 2-3 orë për ekonominë shqiptare. Në 3 mujorin e parë patëm një rritje 4.4.%. Kemi 60% më shumë të punësuar në krahasim më 2013. Edhe ekonomia është drejt rritjes, deficiti po shkon rreth ...

Trending Videos - 17 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 17, 2024