Ora News - Mbyllen klasat kolektive, 20 shkolla nuk do hapen në Lushnje e 13 në Kukës

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-09-08

0 Views

02:01

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo është një 20 shkollat me klasa kolektive në Rrethin e Lushnjes nuk do të hapin dyert për vitin e ri shkollor 2018-2019 për shkak të numrit të ulët të nxënësve për shkak të largimeve jashtë vendit apo edhe lëvizjeve demografike.

Mbyllja nuk prek vetem zonat e thella kodrinore, por edhe disa shkolla në periferi të Lushnjes.

Drejtorja e Arsimit, Brunilda Dhamo, thotë se nxënësit do të sistemohen në shkollat më të afërta, ndërsa do tu garantohet transporti.

Brunilda Dhamo: "Në Lushnje janë aktualisht rreth 31 shkolla vartëse në të cilat mësojnë fëmijë me klasa kolektive. Në rreth 20 shkolla vartëse do të mbyllen 30 klasa kolektive ku mësojnë fëmijë të grupmoshave të ndryshme për të cilët është menduar të dërgohen në shkollat më të afërta ku mësimi të bëhet në klasa normale."

Shkolla 9-vjeçare e Zgjanës do të presë këtë vit të ri nxënësit e Balajt, Skilajt dhe Murrizit

"Vitin e kaluar shkolla vartëse Murriz ka pasur 8 nxënës ndërsa në Balajt e Skilajt kanë pasur nga 4 nxënës me klasa kolektive. Nga 1 mësues në secilën shkollë."

Kukës ndërkohë janë 13 shkolla me klasa kolektive që rrezikojnë të mbyllen.

Më të rrezikuara janë ato të fshatra, ku edhe numri i nxënësve është më i vogël dhe në gjendje jo të mirë fizike.

Por përqëndrimi i shkollave nuk është mirëpritur nga prindërit e nxënësve.

Prind: "Nuk jam dakort. Pse ta nxjerrim nga fshati, duke qenë se shkolla është këtu dhe mësues ka. Kam tre fëmijë dhe i dua këtu."

Përbalë këtij pretendimi të prindërve drejtori i drejtorisë arsimore rajonale në Kukës, Skënder Ahmetaj, thotë, se synimi është garantimi i një procesi sa më të mirë mësimdhënes

Skënder Ahmetaj: "Për shkak të rënies së numrit të nxënësve në nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të. Ky numër në shumë shkolla është nga 5 nxënës deri në 12 nxënës gjë që e bën të pamundur zhvillimin e procesit mësimor."

Pas urdhërit të Ministrisë së Arsimit,Drejtoritë arsimore në rrethe kanë nisur takimet me komunitetin për ti informuar mbi mbylljen e shkollave me klasa kolektive.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbyllen-klasat-kolektive-20-shkolla-nuk-do-hapen-ne-lushnje-e-13-ne-kukes

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024