Report Tv-Qentë endacakë shqetësim për qytetarët në Korçë: Jemi të pasigurt

By : Report TV

Published On: 2018-10-05

1 Views

01:39

Edhe në qytetin e Korçës qentë endacakë janë kthyer në shqetësim për banorët. Në cdo lagje të qytetit, edhe në ato në qendër të tij, dhjetra qen lëvizin të lirë duke sjellë kështu edhe pasigurinë e qytetarëve. Zakonisht qentë grumbullohen në orët e mbrëmjes, por ajo cka tërheq vëmendjen është prania e tyre në mes të ditës në Pazarin e Vjetër të qytetit.

Një zonë e populluar, ku në cdo moment qarkullojnë njerëz me fëmijë të kapur për dore. Kjo e bën edhe më alarmante këtë shqetësim. Vetë banorët e Korçës janë shprehur për Report Tv se ndihen të pasigurt pasi mund të pësojnë kafshime por edhe sëmundje duke qenë se qentë nuk janë të vaksinuar.

Ndërkohë që banorët apelojnë për ndërhyrje nga ana e instancave përkatëse dhe gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë. Të kontaktuar nga Report Tv, Bashkia e Korçës shprehet se është miratuar një projekt ku do të ndërtohet një godinë për të strehuar të gjithë qentë endacakë, por se kur do të ndodh kjo, nuk ka një afat të dhënë nga ky institucion.

d.ba.

Trending Videos - 27 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 27, 2024