Arrestohen burre e grua qe u shisnin te rinjve droge per kafshet

By : RTV KLAN

Published On: 2018-10-09

20 Views

01:02

Një tjetër skandal u zbulua mbrëmjen e së martës në emisionin investigativ ?STOP?, ku një çift veterinerësh ju shisnin të rinjve ketaminë, një drogë e fuqishme që përdoret për kafshët. Burrë dhe grua, që zotërojnë një farmaci veterinare në Shkozë, e ofronin këtë lende të ndaluar për përdoruesit.

STOP denoncoi me filmime të kamerave të fshehta, bisedat me shitësen e ketaminës, Shpresa Kokunjën, e cila tregon se ?mallin? e saj e marrin shumë të rinj, të cilët e dinë edhe si përgatitet.

Ketamina është një droge e fortë e cila krijon probleme të rënda mendore, haluçinacione, probleme me frymëmarrjen dhe për fat të keq në doza të larta edhe në fatalitet.

Pas denoncimit të bërë në emsisionin STOP, policia e Tiranës ka vënë në pranga Telha Kokunja 52 vjeç dhe Shpresa Kokunja 49 vjeç, burre e grua me akuzen ?Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim?.

Gjatë kontrollit në farmacinë e tyre, policia arrestoi gjithashtu edhe 18-vjeçarin Andi Baxhija, i cili u kap duke blerë një shishe ketaminë. Në total u sekuestruan 30 shishe ketaminë.

Trending Videos - 30 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 30, 2024