Ora News - Basha: Teatri vazhdon të jetë vija e kuqe, do kenë përballë qytetarët

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-10-26

0 Views

01:22

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për kreun e PD, Teatri Kombëtar vazhdon të jetë vija e kuqe. Në një konferencë me gazetarët, Lulzim Basha tha se opozita do të jetë krah qytetarëve për të kundërshtuar prishjen e teatrit. Ai tha se qeveria nuk ka përballë vetëm opozitën, por gjithë qytetarët.

Basha: Unë, PD dhe opozita e bashkuar e konsiderojmë këtë ligj jo vëtëm antikushtetus, por provën e qartë se si shteti, në këtë moment parlamenti ka marrë krahun e grabitësve të pronës dhe kriminelëve që do pastrojnë paratë e pista të drogës.

Përballë nuk kanë vetëm opozitën, vetëm ata artistë artëdashës, intelektualë, por përballë kanë dhe do të kenë të githë njerëzit. Ky është momenti ku ka ardhur vendi. Kemi në një anë interesin publik, nga ana tjetër kemi interesat kriminale që përfaqësohen nga oligarkët, nga bandat e trafikut të drogës dhe deputetët e Ramës në parlament, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve dhe jo me votat e qytetarëve.

Si ka mundësi që shteti me miliarda euro buxhet nuk paska para për tetarër?! Kjo është një aferë korruprtive dhe kriminale. Kështu e ka kapur për fyti shtetin, për të mbrotjur interesat, paratë dhe pushtetin e tij. Sot ky është në pushtet vëtëm për t'i shërbyer atyre.

Qëndrimi jonë është i qartë, ne do të kundërshtojmë në krah të qytetarëve dhe artistëve dhe padyshim teatri është vija e kuqe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-teatri-vazhdon-te-jete-vija-e-kuqe-do-kene-perballe-qytetaret

Trending Videos - 7 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 7, 2024