Dy muaj pas arrestimit në Roterdam të Hollandës është ekstraduar në vendin tonë, Samet Halluni, i" /> Dy muaj pas arrestimit në Roterdam të Hollandës është ekstraduar në vendin tonë, Samet Halluni, i" />

 

Ora News - Ekstradohet nga Holanda Samet Halluni, anëtari i grupit "Bajri"

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-11-20

3 Views

00:59

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy muaj pas arrestimit në Roterdam të Hollandës është ekstraduar në vendin tonë, Samet Halluni, i cili është anëtar i grupit kriminal të Shkodrës "Bajri".

Ekstradimi i 21-vjeçarit u bë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj Samet Hallunit masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale,"Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal".

"Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal ?Bajri? dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi kriminal "Bajri" u godit në shtator nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. Ndërkohë rreth 3 javë më parë në Spanjë u arrestua Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekstradohet-nga-holanda-anetari-i-grupit-bajri

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024