Ora News - Rriten çmimet e fruta-perimeve

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-12-27

1 Views

01:01

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Qytetarët durrsakë po përballen me rritje të ndjeshme të çmimit të fruta perimeve në këto ditë në prag të festës së ndërrimit të viteve. Një pjesë e konsumatorëve thonë se tryeza e festës po varfërohet, ndërsa e tregtarët shprehen se kjo është pasojë e mungesës së prodhimit vendas.

Tradita e keqe vijoi edhe këtë fundvit. Me afrimin e festës së ndërrimit të viteve, çmimet po shënojnë rritje në tregjet e Durrësit.

Prodhimet jashtë stine, konsiderohen të ndaluara nga një pjesë e qytetarëve.

"Pak nga të gjitha, dhe këto për arsye se na kanë ardhur miq nga Italia".

"Mbyll sytë dhe them kaq gramë këtu, kaq gramë atje".

Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta sipas qytetarëve vit pas viti po varfërojnë tryezën e festës.

"Janë shumë të shtrenjta, për ata që kanë nuk u duket shtrenjtë".

"Për Vit të Ri dhe blejnë, do të blejnë të gjithë".

Vetë tregtarët e pranojnë rritjen e çmimeve, por e argumentojnë me mungesën e prodhimit vendas.

"Domatja 1 mijë lekë kg, nuk është shtrenjtë. Patatja ka lëviz pak, 80 lekë kg. Qepa ka shkuar 120 lekë.Blerjet janë shumë të dobëta, nuk ka blerës".

Në këto kushte, tregtarët durrsakë paralajmërojnë se çmimet e fruta perimeve do të vijojnë të rriten.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rriten-cmimet-e-fruta-perimeve

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024