Parlamenti miraton ndryshimet ne qeveri

By : RTV KLAN

Published On: 2019-01-16

1 Views

02:46

Ndryshimet në qeveri të dekretuara nga Presidenti Meta morën votën e Parlamentit në një seancë të tensionuar për shkak se opozita e quajti shkelje të rregullores mungesën e një debati për ministrat e rinj.

Edmond Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve të bëhet me debat dhe madje e kemi paraqitur listën e forcave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj liste të bëhet debat. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Taulant Balla: Do doja t'i ktheja përgjigje zotit Spaho dhe zotit Vasili. Kur çohemi këtu duhet që të paktën njëri të citojë një nen. Në rregulloren e Kuvendit ka nen për emërimin dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës, për qeverinë, për titullarët e institucioneve. Dhe në kaq vite asnjëherë nuk kemi bërë debat për emërim dhe shkarkimin e ministrave. Kjo nuk është seancë e jashtëzakonshme, por sesion i jashtëzakonshëm. Kryeministri i është drejtuar Kuvendit për sesionin e jashtëzakonshëm ku kryeministri ka kërkuar votim për emërim dhe shkarkim. Debatin kur ta doni, si ta doni, por duke zbatuar rregulloren. Bëni edhe kërkesë për mocion mosbesimin ndaj qeverisë. Ne kohë për të humbur nuk kemi, nuk ja u japim këtë dëshirë. Nëse do kishit cituar dhe një nen të vetëm, do diskutonim.

 Fatmir Mediu: Lexoni nenin 48 të rregullores, pika dy. Koha e përcaktuar dyfishohet kur diskutohet përbërja e këshillit të ministrave. Nuk ka asnjë nen që ndalon debatin. Debati për ndryshimin e qeverisë është debat publik dhe ju doni të ndaloni kuvendin të bëjë debat. Nuk e di çfarë ka të keqe për debat nga të dy palët.

Para se t?i hapte rrugë votimit, kryeparlamentari Ruçi tha se rregullorja nuk parashikon debat për dekretet e Presidentit, duke sjellë në vëmendje praktikën e parlamentare të 18 viteve të fundit.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024