Elbasan/ U lidh nga gruaja dhe u la pa ushqim, 47-vjeçari transportohet me urgjencë

By : Report TV

Published On: 2019-01-22

0 Views

01:03

ELBASAN- Një person, i gjendur në banesë i lidhur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar me urgjencë për në spital. Report Tv mëson se bëhet fjalë për Gentjan Llalla, 47 vjeç.

Gentjan Llalla është lidhur me litarë përpara disa ditëve nga bashkëshortja Merushe Llalla dhe kësisoj, ai nuk ka arritur as të ushqehet. Ata që e kanë hasur situatën kanë qenë pikërisht fqinjët, të cilët pasi kanë nuhatur një aromë të keqe nga banesa e Gentjan Llallës i janë drejtuar kësaj të fundit, ku kanë gjetur 47-vjeçarin në një gjendje mjaft kritike. Ata kanë lajmëruar menjëherë më pas policinë e urgjencën.

Sa i takon bashkëshortes e cila është larguar nga banesa, Merushe Llalla tanimë është shpallur në kërkim nga policia. Ende nuk dihen motivet të cilat e kanë shtyrë atë drejt këtij veprimi, por fqinjët e tyre të pyetur jashtë kamerës kanë thënë se çifti jeton në skamje prej vitesh.

Trending Videos - 27 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 27, 2024