Fruthi, rritet interesi per vaksinen

By : RTV KLAN

Published On: 2019-01-27

0 Views

01:07

Rikthimi i fruthit ka rikthyer interesin për vaksinë tek të lindurit e viteve 80-90, brez i cili dyshohet se vaksina nuk ka qenë efektive. Vetëm përgjatë një dite, në një prej konsultoreve, 30 të rinj kanë injektuar vaksinën.

Mjekët garantojnë se vaksina është sigurt dhe është e vetmja mbrojtje ndaj fruthit, që këtë vit ka regjistruar 30 të prekur dhe një vdekje.

Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113 mijë vaksinime, nga të cilat, mbi 51 mijë janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç dhe 62 mijë i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar, ose me një dozë, apo komunitetit rom.

Tv Klan

Trending Videos - 11 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 11, 2024