Ora News – Bashkia dhe banorët e Skraparit protestojnë për zhbllokimin e buxhetit

By : Ora News Emisione

Published On: 2019-03-12

2 Views

00:32

#oranews #skrapar
Bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Skraparit dhe pasojat që erdhën nga ky ngërç kanë nxjerrë në rrugë kreun e Bashkisë dhe banorët.

Ata u mblodhën në sheshin përpara Zyrës së Thesarit në këtë qytet, duke protestuar kundër bllokimit te buxhetit.

Veç banorëve, kryetari i bashkisë, Nesim Spahiu, së bashku me punonjësit e bashkisë u mbështetën edhe nga strukturat e LSI.

Silva Caka gjatë fjalës së saj bëri përgjegjës për këtë situatë Ministren e Financave dhe dhe deputetin e PS-së për këtë zonë Arbnor Shameti.

Bllokimi i buxhetit ka detyruar bashkinë e Skraparit të mbyllë disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo dhe Qëndrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimin e Pastrimit dhe gjithë shërbimet.

Konflikti në bashkinë Skrapar nisi në fillim të janarit, kur kërkohej shkarkimi i 143 personave. Shumica në këtë këshill e ka PS.

Ndërkohë çështja do kalojë në Gjykatën Administrative.

" I bëj thirrje ministrit Blendi Klosi, që si i dërguar i PS-së, se në Qarkun e Beratit mban në punë si drejtues i Zonave të Mbrojtura në Skrapar, një njeri me diplomë të falsifikuar, person i cili po mban peng buxhetin si kryetar i këshillit bashkiak".

Caka apeloi edhe kryeministrin Rama, që sipas saj nuk ka reaguar për situatën dhe nuk ka ushtruar kompetencat e tij.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkia-dhe-banoret-e-skraparit-protestojne-zhbllokimin-e-buxhetit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024