Drejt perfundimit riparimi i rrjetit te energjise elektrike

By : RTV KLAN

Published On: 2019-03-14

17 Views

01:19

Rikonstruktimi i rrjetit të energjisë elektrike përgjatë aksit rrugor Elbasan ? Cërrik do të jetë gati brenda muajit Prill.

Riparimi i rrjetit të tensionit të ulët dhe 26 kabinave që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike, do të përmirësojë shërbimin për 9 mijë banorë që jetojnë në këtë zonë, të cilët deri më sot përballeshin me ndërprerje të energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar.

"Është një investim rreth 130 milionë Lekë që përfshin gjithë segmentin e rrugës nga Elbasani në qytetin e Cërrikut. Nga ky investim përfitojnë rreth 2500 abonentë ose 9 mijë banorë dhe ndihmon jo thjeshtë në reduktimin e humbjeve por është një investim që do rrisë cilësinë e energjisë në këtë zonë", shprehet Bukurosh Maçi, drejtor i OSHEE në Elbasan.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku kërkoi që punimet të përfundojnë përpara sezonit turistik, për të ndihmuar zhvillimin e zonave që kanë nisur të punojnë në biznesin e agroturizmit.

"Do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t?i dhënë kohë edhe sezonit turistik".

Në të gjithë qarkun e Elbasanit kanë përfunduar investimet për shtrimin e linjave të reja dhe po punohet për ndërrimin e kabinave në zonat rurale.

Tv Klan

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024