RTV Ora - Ja si po lejojnë të shkatërrohet bregdeti i Ksamilit dhe pronat e pronarëve të vërtetë

By : Ora News Lajme

Published On: 2019-05-22

1 Views

01:44

#rtvora
Bashkia e Sarandës vijon të bëhet pengesë për zbatimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës, duke u bërë palë në një konflikt pronësie në këtë qytet.

Pushteti vendor ka përdorur Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe policinë për të penguar një familje në rrethimin e pronave të saj.

Ka më shumë se 6 muaj që janë ndërprerë veprimet për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë nga punonjësit e Policisë Sarandë, shefi i Komisariatit Ilirjan Demaj dhe nga punonjësit e Bashkisë dhe IMT, duke marrë kompetencat e gjykatës.

Cilat janë masat që po merren për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës se prerë në qytetin e Sarandës?

Pengohen pronarët të gëzojnë të qetë pronat e tyre dhe lejohen të ndërtohet nga "pushtues" të paligjshëm , duke u bërë kështu bashkëpuntor në veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

Rasti i fundit është ditën e djeshme, ku shtetasi Hirakli Marku ka ndërtuar mbi det dhe në pronën e ish-pronarit u ndalua nga policia dhe u la i lirë për më pak se një orë.

Edhe pse në prokurorinë e Sarandës pranë prokurorit, Ilir Hoxha, janë depozituar disa kallzime për shpërdorim detyre për punonjësin e IMT Altin Alikaj , shefin e komisariatit dhe ndërtuesit e paligjshëm Hirakli e Hajri Marku, nga ky prokuror nuk është marrë asnjë masë veç nxjerrjes në kërkim të pronarit.

Shikoni fotot për më shumë. Pse hesht shefi Komisariatit Ilirjan Demaj , po kryetarja e Bashkisë që zbarkoi me polici për të penguar zbatimin e vendimit gjyqësor, po prokurori Ilir Hoxha që ka më shumë se 3 muaj që ka marrë kallzimet për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm, pse nuk merr asnjë mase për ndërtuesit e paligjshëm por merret me pronarët legjitim të pronës? Po i ndaluari Irakli e Hajri Marku pse u la i lirë nga shefi i Komisariatit dhe prokurori?

Të gjitha këto e kanë një përgjigje. Në Sarandë nuk funksionon rregulli as ligji.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ja-si-po-lejojne-te-shkaterrohet-bregdeti-i-ksamilit-dhe-pronat-e-pronareve-te-vertete
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Trending Videos - 22 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 22, 2024