Rama: Sfide, garantimi i standardeve te ushqimeve

By : RTV KLAN

Published On: 2019-05-29

0 Views

01:07

?Rritja e sigurisë nxit eksportet e produkteve?

Pas nismës ligjore për shtrëngimin e masave në Kodin Penal për abuzuesit e sigurisë ushqimore, Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë për informimin e bizneseve. Kreu i qeverisë ishte në një thertore në Vlorë, ku theksoi se sfidë mbetet garantimi i standardeve për produktet që u shiten konsumatorëve.

?I gjithë problemi ynë është që në raport me sigurinë ushqimore duhet të garantojmë që mishi të jetë i sigurt. Ju e dini shumë mirë që para se të vihej rregulli në thertore ishte hata. Të investoje në thertore ishte të investoje në falimentim. Ndërkohë që për sigurinë ushqimore kjo është A-ja e padiskutueshme dhe ne me këtë paketën e re do të vendosim rregulla shumë strikte. Kush do i shkeli rregullat do të përballet me ndëshkime shumë të mëdha?.

Kreu i qeverisë u shpreh se rritja e sigurisë ushqimore do të nxisë gjithashtu dhe eksportet.

?Po përpiqemi me këto tregjet e Lindjes së Mesme se ata konsumojnë shumë mish qengji dhe kemi disa si të thuash negociata për disa marrëveshje në mënyrë që blegtoria nga një përpëlitje e madhe për shkak të tregjeve të vogla për shkak të mungesë së sistemit, të kthehet në një ekonomi eksporti?.

Ndryshimet e reja ligjore parashikojnë deri në 10 vjet burg për ata që do cënojnë sigurinë ushqimore, përmes përdorimit të kimikateve apo dhe shitjes produkteve jashtë afateve të skadencës.

Trending Videos - 6 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 6, 2024