RTV Ora - Mesazh Krimeve të Rënda për Tahirin? Rama: Nuk çoj mesazhe askund për askënd

By : Ora News Lajme

Published On: 2019-05-29

0 Views

02:48

#rtvora
Kryeministri Edi Rama risolli sërish në vemendje edhe gjatë konferencës së sotme rastin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por i pyetur nga gazetarët nëse kjo tentativë e tij për të bindur në pafajësinë e Tahirit është një mesazh për Gjykatën e parë të Krimeve të Rënda e cila nis pak javë më pas gjykimin e tij, Kryeministri pati këtë përgjigje:

Rama: Është kulmi. Po flas për një fakt, nuk merrem fare me procesin. Për procesin PS ka bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti politike në Shqipëri kur një përfaqësues i lartë i saj është vënë nën një akuzë publike se nuk ka qenë as akuzë. Shkarkim i plotë i tij dhe tërheqja e plotë e partisë për të bërë avokatin e tij në publik. Kush e ka bërë këtë? Këtu kemi qenë, ju nuk e mbani mend ndoshta se keni qenë në shkollë atëherë por këtu kemi qenë kur drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ishte në arrest shtëpie dhe paraardhësi im këtu thoshte do të pres vendimin e gjykatës së formës së prerë dhe ai drejtonte Tatimet e Republikës në arrest shtëpie. Imagjinoni sot sikur drejtori i Tatimeve të ishte në arrest shtëpie se çfarë do të kishte ndodhur këtu. Këtu hodhen bomba bazuar në një "Alo Niçe".Fola sa i takon pjesës së përgjimeve, janë kërcënim i madh për të vërtetën dhe demokracinë kur trajtohen si ushqim për spëktakël politik dhe mediatik. Bota e di këtë dhe prandaj ka marrë masa ndaj saj. Përgjimet nuk përbëjnë në botën demokratike asnjë lloj prove dhe mbi të gjitha arsye për të linçuar njerëz në publik. Kjo ishte arsyeja pse e unë e solla në vëmendje rastin, nuk çoj mesazhe askund për askënd.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mesazh-krimeve-te-renda-tahirin-rama-nuk-coj-mesazhe-askund-askend
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Trending Videos - 16 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 16, 2024