RTV Ora - Krimi mjedisor, Klosi: 5-15 vite burg për dëmet e parikuperueshme

By : Ora News Lajme

Published On: 2019-05-29

0 Views

01:32

#rtvora
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka prezantuar projektligjin për ashpërsimin e dënimeve për krimet mjedisore.

Drafti vendos në fokus kryesisht zonat e mbrojtura, ndërsa ministri Klosi tha se ata që do t?i dëmtojnë këto zona, rrezikojnë 1 deri në 5 vite burg. Sipas projektligjit, ata që kryejnë dëme të pakthyeshme, rrezikojnë dënim nga 5 deri në 15 vite.

Klosi: Nga 1-5 vjet burg për ata që dëmtojnë zonat e mbrojtura. Po ashtu do dënohen nga 5-15 vite heqje lirie ata që shkaktojnë dëme të pakthyeshme. Këto dënime rriten me 1/3 nëse territori i dëmtuar është pjesë e zonave të mbrojtura.

Paketa ligjore vjen në kuadër të fushatës së edukimit të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit si dhe kthimit të zonave të mbrojtura në atraksione turistike. Në prani të përfaqësuesve të njësisë së karabinierisë italiane për kontrollin e mjedisit, ministri lançoi edhe nismën e re për skedën e 16 zonave të mbrojtura.

Klosi: Për çdo zonë të mbrojtur një skedë unikale të zonës së mbrojtur të përcaktuar mirë me vlera të florës dhe faunës që ato përcaktojnë.

Projektligji i miratuar në komisionin parlamentar pritet që të votohet në parlament, së bashku me paketën ligjore për sigurinë ushqimore, ndotjen akustike dhe rendin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/krimi-mjedisor-denohet-me-burg
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Trending Videos - 1 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 1, 2024