RTV Ora - Intervista e Majlinda Bufit nga Kisha, reagon Mitropolia: Sakrilegj dhe fyerje

By : Ora News Lajme

Published On: 2019-06-23

0 Views

01:47

#rtvora
Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit ka kërkuar nga politika që mos përdorin Kishat dhe Tempujt për deklarata apo mitingje politike.

Reagimi vjen pas intervistës së kandidatës për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi në ambientet e kishës së Shën Kollit në Kurjan.

"Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambientet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike", thuhet në deklaratën e Mitropolisë së Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit.

Sipas Mitropolisë, përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi.

Po ashtu përbën shkelje të ?Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë? (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhrit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/intervista-e-majlinda-bufit-nga-kisha-reagon-mitropolia-sakrilegj-dhe-fyerje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Trending Videos - 6 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 6, 2024