RTV Ora – Grabitja në Rinas, Klement Çalës i sekuestrohet pasuria 500 mijë euroshe

By : Ora News Lajme

Published On: 2019-07-25

0 Views

01:34

#rtvora
Policia e Elbasanit i ka vendosur sekuestro preventive pasurive të 31-vjeçari, Klement Çala, i shpallur ne kërkim per grabitjen ne Rinas (9 prill 2019). Vlera e psurive shkon deri në 500 mijë euro.

Operacioni i koduar ?KUSARTH? u finalizua gjatë paradites së sotme nga policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qyteti, në kuadër të hetimit për veprën penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.

Pasuritë e sekuestruara ? Policia se Elbasanit njofton se pasuritë e sekuestruara janë 4 dhe vijojnë si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

Policia njofton se pasuri e sekuestruar është edhe një 50% i aksioneve të "të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan?.

E.Ç është vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala të dy persona në arrati, akuzuar për grabitjen në Rinas.

Kush është Klement Çala dhe Eldi Çala?

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për akuzat "Vrasja e punonjësit të Policisë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim", "Grup i strukturuar kriminal".

Për arrestimin e tyre Policia e shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre.

Lexo edhe të gjitha lajmet per grabitjen ne Rinas
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-sekuestrohen-pasuri-me-vlere-500-mije-euro

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024