U akuzua se është dënuar në Itali/ Reagon kryebashkiaku: Unë jam Mark Ndoc Babani

By : Report TV

Published On: 2019-09-16

0 Views

11:58

SHKODËR - Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani reagoi pas akuzave të PD-së se ka qenë i dënuar në Itali me një emër tjetër të ndryshuar. Në një komunikim me gazetarët, Babani tha se nuk ka ndryshuar asnjëherë në jetën e tij emrin, dhe se nuk është dnaluar apo dënuar në asnjë rast. Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, sqaroi edhe një herë para mediave se të vetmet ndryshime janë mbiemri i tij të cilin familja e ka ndryshuar nga Babaj në Babani.

Ndërkohë që risolli edhe një herë në vëmendje faktin që ka lindur në 24 dhjetor 1966 dhe është regjistruar në 1 janar 1967. Babani tha se i ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit të gjithë këto ndryshime, dhe shtoi se kjo është baltë politike që po hidhet ndaj tij. PD publikoi sot një dokument sipas të cilit Sajmir Marq Babani i datëlindjes 11/06 1997 ishte arrestuar në 4 prill 1994 në Sicili për vjedhje të makinave. Babani sqaroi në deklaratën e tij për mediat se nga janari i '94-ës deri në 27-10- 1994 ka punuar në hotel.

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024