Ora News - Hiqet mesatarja në dy degët e Universitetit të Shkodrës

By : Ora News Lajme

Published On: 2019-10-08

0 Views

01:39

#rtvora #oranews
Një ditë pas takimit me kryeparlamentarin Gramoz Ruci, ku ngritën shqetësimet e tyre për ulje të numrit të regjistrimeve të studenteve në universitete, rektorët kanë marrë në duar vendimin e ri të këshillit të ministrave.

Për të zbutur sadopak zbrazjen e auditorëve, qeveria ka vendosur të heqë mesataren për ata që duan të regjistrohen në degën e arteve apo edukim fizik.

Adem Bekteshi, Rektor i USH ?L.Gurakuqi?: Me vendimin nr 651 të datës 30/10/2019 Këshilli i Ministrave ka hequr pragun e notës mesatare për këto kategori nxënësish që duan të regjistrohen në universitet.

Edhe për studentet e trevave shqiptare nuk do të merret parasysh nota mesatare, e në këtë pikë universiteti i Shkodres shpreson të përfitojë së paku nga të rinjtë që vijnë prej qyteteve të Malit të Zi.

Mësuesia që është një nga pikat më të debatuara lidhur me mesataren 7.5, mbetet e pandryshuar sqaron Bekteshi.

Adem Bekteshi, Rektor i USH ?L.Gurakuqi?: Mesatarja për degët e mësuesi nuk ka ndryshuar, ajo është 7.5. Megjithë kërkesat e vazhdueshme që janë bërë që në këto degë të regjistrohen të gjithë studentët, por në master të shkojnë ata studentë që kanë plotësuar këtë kriter në hyrje, përsëri nuk është bërë gjë.

Të rinjtë që duan të përfitojnë nga këto ndryshime duhet të shpejtojnë të kapin afatet e raundit të tretë. Universiteti i Shkodres deri më tani ka plotësuar 60% të kuotave ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hiqet-mesatarja-ne-dy-deget-e-universitetit-te-shkodres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024