Bllokuan rrugën te Unaza e Re, lirohen nga qelia tre protestues të 'Astirit

By : Report TV

Published On: 2019-10-14

2 Views

01:39

TIRANE-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorë të 'Astirit' të arrestuar në datë 11 Tetor për bllokimin e rrugës. Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci janë liruar nga qelia duke vijuar betejën me drejtësinë në masën detyrim paraqitje. Prokurori Bledar Maksuti kërkoi që banorët të qëndronin në burg, pasi ishin edhe me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën ngjarje, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Por gjyqtarja Rexhina Memlika pranoi kërkesën e avokatit Jordan Daci për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tyre nga qelia. Pas përfundimit të seancës, avokati në një komunikim me mediat u shpreh se vendimi për ndryshimin e masës ishte i drejtë, pasi mungonin provat për t'i mbajtur në burg banorët. "Ishte një vendim i drejtë, pasi mungojnë provat.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024