Report TV - Aksident në aksin Lezhë - Shkodër, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në arë

By : Report TV

Published On: 2019-12-12

0 Views

00:25

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku kanë mbetur të lënduar disa persona të cilët ndodheshin brenda makinave të përplasura.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina, por fatmirësisht të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë plagë të lehta.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, njëra prej makinave ka përfunduar në një arë buzë rrugës. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024