RTV Ora - Reportazhi në Thumanë: Fati tragjik i dy familjeve që humbën jetën nën gërmadha

By : Ora News Lajme

Published On: 2019-12-12

0 Views

02:38

#rtvora #oranews
Tërmeti vdekjeprurës shkatërroi dhe mori jetën e shumë qytetarëve që nuk arriten dot të gjenin derën e shpëtimit në 30 sekonda tmerri dhe fatale për jetën e tyre. Në Thumanë janë rrënuar dy pallate banimi duke zënë brenda fëmijë, gra, burra dhe të moshuar.

Një fat tragjik për familjen Cara nga Mirdita, me banim në Thumanë, ka rezultuar termeti i 26 NëntoriT. Në këtë pallat të rrënuar, banonin 9 pjesëtarë të familjeve të dy vëllezërve Cara, një në katin e 5 ku ka mbetur vetëm dera hyrëse, dhe familja tjetër në katin e parë mbi të cilën ka rënë të gjitha inertet e 4 katëve të mësipërme.

Me ndihmën e banorëve dhe grupeve të shpëtimit është arritur që Albert Cara të nxirret i gjallë nga banesa për t?u drejtuar më pas drejt spitalit të Traumës ku i është nënshtruar operacionit. Por nuk kanë pasur të njëjtin fat Hasan Cara dhe Stela Cara të cilët dolën të pajetë nga rrënojat e objektit. Falë ndërhyrjes së trupave greke që fillimisht i kanë dhënë oksigjen dhe më pas i kanë injektuar adrenalinë për t?i rritur parametrat jetësorë, Lindita Cara ka arritur të dalë nga gërmadhat ku ka qëndruar prej më shumë se 10 orësh.

Pas saj, familjet Cara nuk kanë më asnjë informacion për 5 pjestarët e tjerë të familjes. Almir Cara, Fatmira Cara, Erisa Cara, Anthi Cara, Sadaja Cara ndodhen ende nën rrënoja, edhe pse nuk dihet ende nëse kanë arritur të mbajnë frymën gjallë apo fat ii tyre është shënuar nga termeti fatkeq.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/reportazhi-ne-thumane-fati-tragjik-i-dy-familjeve-qe-humben-jeten-nen-germadha

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024