Shahini: Nesër nis mësimi në qarqet e paprekura! Drejt shtyrjes për Tiranën, Lezhën dhe Durrësin

By : Report TV

Published On: 2019-12-12

0 Views

04:52

Ministria e Arsimit Besa Shahini deklaroi se është bërë vlerësimi i dëmeve në shkolla, dhe se tani vendimarrja është para dy opsioneve sipas të cilave nesër do të nisë mësimi në qarqet e paprekura, ndërsa në Tiranë Durrës dhe Lezhë të ketë një shtyrje. Shahini tha se vendimi do të merret në mbledhjen e qeverisë dhe të komunikohet më pas gjatë ditës gjatë një konference për shtyp.

"Në Durrës 16 shkolla dhe kposhte nuk mund të hapen, në Lezhë 10 që nuk mund të hapen, n``ë Elbasan 3 shkolla të tjera. Dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit të Durrësit. Drejtorët e shkollave kanë raportuar. Instituti i Ndërtimit me inxhinierë nga Kosova kanë bërë inspektime në Durrës, Tiranë, Lezhë por edhe Vlorë. Ne e kemi planin e zhvendosjes së nxënësve. Kemi bërë planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar shërbimin psiko social. Me fakultetin e Shkencave Sociale do kemi studentë të nivelit maste për të ndihmuar në disa zona ku ka nevojë. Në Durrës nuk mund të nisë të hënën. Propozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paefektuara dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që nuk janë me problem por kjo do vështirësonte koordinimin", tha Shahini.

Trending Videos - 8 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 8, 2024